Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA nga burime të afërta me Zyrën e Presidentit të Turqisë, në bisedën mes Erdoğan dhe May është biseduar rreth sulmeve të fundit terroriste në Turqi si dhe rreth çështjes së Qipros.
May i shprehu ngushëllime Erdoğanit dhe mbarë kombit turk për viktimat e pafajshme të sulmit të fundit terrorist në Stamboll dhe Izmir, dhe tha se Britania do të jetë gjithmonë me Turqinë, në luftën kundër terrorizmit.
Ka pasur bisedime edhe rreth çështjes së Qipros, dhe është theksuar se ekziston dëshirë e përbashkët që bisedimet rreth Qipros, të cilat do të rifillojnë në Gjenevë të rezultojnë me zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.