Është arritur një marrëveshje e Brexit midis ekipeve negociuese të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Ky është rezultati i parë i takimi të liderëve evropianë në Bruksel.
Të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor për të arritur një marrëveshje, por marrëveshja duhet të miratohet edhe në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe në atë të Evropës, shkruan The Guardian.
Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter: “Ne kemi arritur një marrëveshje të re të madhe që na e rikthen kontrollin”. Edhe presidenti në largim i PE-së, Jean-Claude Juncker ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, por nuk ka dhënë detaje