Brandimi One UI më përpara ishte ekskluzivitet vetëm i telefonëve, tabletëve dhe veshjeve inteligjente. “One UI shkon përtej eksperiencës së një softueri mobil,” tha Hyesoon.
Samsung do të fillojë përdorimin e emërtimit One UI për të gjitha pajisjet e saj konsumatorë përfshinë televizorët dhe elektroshtëpiaket. Zëvendës presidentja ekzekutive Sally Hyesson Jeong dha lajmin në konferencën e zhvilluesve të kompanisë.
Brandimi One UI më përpara ishte ekskluzivitet vetëm i telefonëve, tabletëve dhe veshjeve inteligjente. “One UI shkon përtej eksperiencës së një softueri mobil,” tha Hyesoon.
Kompania synon të krijojë një brand më koheziv në ekosistemit e pajisjeve konsumatorë veçanërisht me AI që po merr një rol më qendror.
Samsung gjithashtu foli për eksperiencën e ardhshme të softuerit, One UI 7, e cila do të mbërrijë në 2025-ën me smartfonët e parë Galaxy S. Hyesoon tha se One UI 7 sjell një pamje dhe ndërfaqe plotësisht të re.
Versioni i ardhshëm do të përqendrohet në tre objektiva kryesorë: të jetë i thhjeshtë, të ketë impakt dhe dizajn emotiv që nxit një reagim njerëzor nga përdoruesit.
Edhe pse duhet të prisni deri vitin e ardhshëm që One UI 7 të vijë zyrtarisht, kompania tha se faza testuese do të hapet prej fundit të këtij viti