Brenda një dite nëpërmjet Turqisë në ishujt grekë kaluan 462 emigrantë

Të dhënat e sotme të UNHCR-së tregojnë se ditën e kaluar brenda një dite kanë mbërritur 462 emigrantë nga të cilët 176 në ishullin Lesbos,128 në ishullin Kos, 88 në ishullin Kios dhe 70 në ishullin Rodos.

Bashkë me kalimet e fundit numri i emigrantëve që kanë kaluar në muajin gusht, arrinë në 3 mijë, duke shënuar rritje me më shumë se 50 përqind në krahasim me një muaj më parë. Por, në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar kjo shifër ka shënuar ulje me afërsisht 97 përqind.

Ndër të tjera mësohet se numri i emigrantëve që ndodhen në ishujt Grek ka arritur mbi 12 mijë, ndërsa kapaciteti i qendrave të pranimit në ishuj ka një kapacitet prej 7 mijë e 450 personash.

Ndërsa, në të gjithë Greqinë theksohet se ndodhen gjithsej 60 mijë refugjatë dhe emigrantë.