Brazili është në emergjencë nga COVID-19 pasi vetëm gjatë marsit vdiqën plot 66 mijë e 570 pacientë, më shumë se dyfishi i një muaji më parë.
Sistemi shëndetësor është në kolaps teksa krizën më të madhe po e vuan Presidenti Jair Bolsonaro dhe mënyra se si ai po e menaxhon situatën.
Jo vetëm vdekjet, por edhe infektimet në Brazil njohin vetëm rritje teksa varianti i cili po qarkullon në vendin amerikano-latin po bën të vetën.
Kjo ka shkundur edhe institucionet, pasi shefat e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore u dorëhoqën për shkak të indicieve të Bolsonaros për të ndërhyrë tek to. /balkanweb