Ballina Arritje Teknologji Brazili kërkon që Apple të hapë App Store për sistemet alternative të...

Brazili kërkon që Apple të hapë App Store për sistemet alternative të pagesave

Gjiganti i iPhone ka afat 20 ditë që të bëjë ndryshimet e kërkuara duke i hapur rrugë blerjeve të aplikacioneve dhe shërbimeve nga zhvilluesit e palëve të treta pa pasur nevojë të kalohet përmes sistemeve të pagesave të Apple.

Një nga një, shtetet në mbarë botën po ndërmarrin masa për të ndryshuar mënyrën sesi funksionon Apple App Store. Zhvillimi më i fundit vjen nga Brazili ku autoriteti rregullatorë CADE lëshoi ditën e Hënë një ultimatum në drejtim të Apple.

Gjiganti i iPhone ka afat 20 ditë që të bëjë ndryshimet e kërkuara duke i hapur rrugë blerjeve të aplikacioneve dhe shërbimeve nga zhvilluesit e palëve të treta pa pasur nevojë të kalohet përmes sistemeve të pagesave të Apple.

Nëse nuk merr masat e nevojshme Apple rrezikon gjobë prej 43 mijë dollarë çdo ditë pas kalimit të afatit. Specifikisht Apple duhet të lejojë zhvilluesit e palëve të treta të drejtojnë përdoruesit e aplikacioneve të tyre në sisteme alternative pagesash për të pagur produktet dhe shërbimet që përfitojnë.

Kështu zhvilluesit dhe përdoruesit shmangin komisionin 30 përqind të Apple për aplikacionet dhe shërbimet në App Store. Vendimi vjen pasi kompania vendase e-commerce MercadoLibre paditi Apple në gjykatë për praktikën e mos lejimit të formave alternative të pagesave.

Në fillim të vitit një vendim të ngjashëm mori Bashkim Europian që detyroi Apple të ndryshojë mënyrën sesi operon App Store në vendet anëtare. Akti i Tregjeve Dixhitale detyroi Apple që të lejonte zhvilluesit të pranojnë pagesa jashtë App Store. Presione të ngjashme janë bërë edhe në SHBA ndaj Apple.

Exit mobile version