Brazili bllokon X, gjobë 9 mijë dollarë kush e përdor

Apple dhe Google kanë pesë ditë për t’ju përgjigjur kërkesës. Agjencia Braziliane e telekomunikacionit Anatel ka konfirmuar urdhrin dhe kërkuar nga ISP që ti përgjigjen brenda 24 orëve.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit Alexandre de Moraes ka urdhëruar ofruesit e internetit në vend të bllokojnë rrjetin social X.

Vendimi erdhi pasi Elon Musk refuzoi të ngarkonte një përfaqësues ligjor për rastin e kompanisë së tij e cila u urdhërua nga gjykata të mbyllte disa llogari në X të cilat konsideroheshin të rrezikshme për proceset demokratike në vend.

Urdhri është bërë publik nga sajti Brazilian i lajmeve Poder 360. Trupi gjykues vendosi një afat për kompanitë e telekomunikacionit dhe gjigantët e teknologjisë që heqin X nga dyqanet e aplikacioneve dhe platformat e tyre.

Apple dhe Google kanë pesë ditë për t’ju përgjigjur kërkesës. Agjencia Braziliane e telekomunikacionit Anatel ka konfirmuar urdhrin dhe kërkuar nga ISP që ti përgjigjen brenda 24 orëve.

Urdhri i gjykatës jo vetëm që e bllokon qasjen e vendit në X, por gjithashtu e konsideron krim përdorimin e tij përmes rrjeteve virtuale private (VPN). Kushdo që kapet duke përdorur X me VPN mund të gjobitet me rreth 8900 dollarë.

Së fundi gjykata ngriu llogaritë bankare të Starlink në Brazil për ti bërë më tepër presion Musk ti përgjigjet kërkesave të saj.