Brazil, shënohen 1.001 vdekje të reja nga COVID-19

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, kanë humbur jetën edhe 1.001 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, thuhet se me 1.001 vdekjet e reja në vend ka arritur në 21.048 numri i viktimave nga COVID-19 ndërsa me 19.969 rastet e reja ka arritur në 330.890 numri i rasteve me COVID-19.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe radhitet si vendi i 2-të në botë për nga numri i rasteve.