Brazili është skuadra e gjashtë që ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.
Kombëtarja e Brazilit ka marrë një fitore të lehtë, me rezultatin 4:1, në ndeshjen kundër Koresë së Jugut.
Brazilianët e nisën për mrekulli takimin, duke gjetur golin qysh pas minutës 6’, kur Vinicius Jr u regjistrua në listën e realizatorëve.
Në minutën e 13’, Neymar shënoi me anë të një penalltie. Richarlison trefishoi epërsinë në minutën e 29’, kurse Lucas Paqueta shënoi në minutën e 36’ për rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, brazilianët nuk gjetën më gol, por administruan mirë ndeshjen, ndonëse pësuan një gol.
Golin e nderit në këtë mbrëmje e shënoi Paik Seung-Ho, në minutën e 76’, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.
Me këtë fitore, Brazili shkon në fazën çerekfinale, aty ku e pret kombëtarja e Kroacisë.