Para disa ditësh doli në shtypin gjerman libri i autorit dr. Ruzhdi Kiçmarit me titull “Ich spreche Deutsch, ich denke aber Albanisch”: Deutsch-albanische Sprachbiographien apo përkthyer shqip: “Unë flas gjermanisht, por mendoj shqip“.
Fjala është për një studim empirik në lidhje me refleksionet e shqiptarëve nga Kosova lidhur me mësimin e gjuhës gjermane në Gjermani, lidhur me dygjuhësinë dhe lidhur me codeswitching. Libri u botua nga botuesi Disserta-Verlag dhe kushton 44,50€.
Në këtë link mund të porositet libri ne Gjermani:
Ruzhdi Kiçmari i cili jeton dhe vepron në Gjermani mbrojti doktoratën vitin e kaluar në Universitetin e Erfurtit në Gjermani me temë: “Biografitë dygjuhësore. Një analizë empirike e kosovarëve shqiptarë në Gjermani“ dhe ka arritur titullin më të lartë shkencor në filologji.