Bota nën ethet e koronavirusit, Von der Leyen paralajmëron: Mos prenotoni pushime!

Ata që shpresonin t’i kalonin pushimet këtë verë në Europë, kanë marrë një lajm të keq nga presidentja e Komisionit Evropian.

“Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”, është shprehur Ursula Von der Leyen për gazetën Bild, duke iu referuar udhëtimeve në Evropë.

“Për momentin, askush nuk bën dot parashikime të sakta për muajt korrik dhe gusht. Do të na duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, ndoshta deri vitin që vjen”, është shprehur ajo. Vendet e Bashkimit Evropian po paralajmërohen nga Parisi zyrtar që t’i mbajnë kufijtë të mbyllura deri në shtator.

Franca vetë u tha liderëve të BE-së këtë fundjavë që t’i mbajnë kontrollet e rrepta kufitare në fuqi e pakta deri në 30 tetor. Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar hapur që kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit të mos hapen pa kaluar shtatori. Deri tani në Francë ka mbi 130,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 14,000 vdekje. Një lëvizje e tillë mund të prekë në mënyrë të vecantë pushuesit britanikë, që mësyjnë gjatë verës masivisht bregdetin francez./tch