Ballina Video Emisione ‘Bota në fokus’: Adnan Menderes dhe disfata e kemalizimit në Turqi!

‘Bota në fokus’: Adnan Menderes dhe disfata e kemalizimit në Turqi!

Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore i erdhi fundi sundimit autoritar të partisë së Ataturkut në Turqi dhe iu la vendi një sistemi shumëpartiak në të cilin garohej hapur në zgjedhje dhe votuesit ishin të paduruar për të marrë pjesë.

Partia Demokratike e cila u themelua në 1946-ën, në zgjedhjet e 1950-ës fitoi shumicën dhe mori në dorë frenat e qeverisjes për të bërë reforma rrënjësore në jetën sociale dhe ekonomike të Turqisë.

Kryeministri Adnan Menderes menjëherë e ktheu ezanin në arabisht që deri atëherë ishte i ndaluar në gjithë Turqinë, mësimi fetar u jepej të gjithë nxënësve muslimanë në sistemin e shkollës fillore, numri i shkollave për përgatitjen e imamëve dhe hatibëve u rrit, dhe shpenzime të konsiderueshme qeveritare shkuan për riparimin e xhamive ekzistuese dhe ndërtimin e rreth 5.000 xhamive të reja.

Menderesi gjithashtu bëri reforma të rëndësishme ekonomike dhe zhvilloi bujqësinë.

Avdi Bakiju /shenja

Exit mobile version