Ballina Autorë Opinione Bota është bërë e pandjeshme ndaj erës së gjakut të pafajësisë fëmijërore!

Bota është bërë e pandjeshme ndaj erës së gjakut të pafajësisë fëmijërore!

Kim Mehmeti

Dhembja e të njerëzishmeve të kësaj bote sot është drejtuar kah Srebrenica, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Por edhe sot, si gjithmonë deri tani, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës.
Dhe gjithashtu, sot kur bota rikujton gjenocidin e Srebrenicës, ajo thuajse është bërë e pandjeshme dhe e verbër ndaj gjenocidit në Gazë ku vetëm numri i fëmijëve të vrarë palestinezë është sa dyfishi i viktimave boshnjake në Srebrenicë.
Ku ta dish, mbase kjo tokë aq shumë është ujitur me gjak njeriu, sa ne që ecim mbi të, kemi nisur të bëhemi të pandjeshëm ndaj erës së gjakut të pafajësisë fëmijërore.

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version