Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike.
“Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme”, tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove.”
Partia konservative ka premtuar se deri në vitin 2050 nuk do të ketë më automjete me naftë ose benzinë në rrugët tona”, tha Gove.
Kjo do të thotë që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do ketë vetëm automjete elektrike. Franca gjithashtu planifikon një ndalesë të tillë nga viti 2040.
Tani edhe Gjermania në konsultim me partnerët evropianë duhet të caktojë një datë për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme.
Ministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kritikuar në lidhje me këtë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt, që sipas tij nuk ka marrë masa të mjaftueshme që në fillim për këtë krizë. “Ministri Dobrindt gjatë gjithë kohës nuk na ka mbështetur aspak” tha Kretschmann për ARD-në.
Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se kjo nuk mjafton. Experti për transportin i Greenpeace, Tobias Astrup, i bën thirrje qeverisë gjermane që të marrë masa të nevojshme duke thënë: “Vetëm nëse këto qëllime arrihen deri në vitin 2025, industria themelore e Gjermanisë do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesën e saj dhe atë të planetit.”