Importuesi kryesor i gazit në Bosnjë, Energoinvest, tha se ka zgjatur një marrëveshje për furnizimin me gaz me kompaninë ruse Gazprom, deri në fund të vitit, në kushte të pandryshuara.
Energoinvest tha se nënshkroi një aneks kontrate me Gazprom të martën, ku u parashikua se çmimi i gazit do të korrigjohet në baza tremujore, bazuar në ndryshimin nëntëmujor të çmimit të derivateve të naftës.
“Nënshkrimi i këtij aneksi mundëson vazhdimin e furnizimit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës me gaz natyror, deri më 1 janar 2023, kur është planifikuar nënshkrimi i aneksit të ri të kontratës”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Bosnjë-Hercegovina përbëhet nga Federata e mbizotëruar nga boshnjakët dhe kroatët dhe Republika Serbe, e mbizotëruar nga serbët.
Drejtoresha e Përgjithshme e Energoinvest, Bisera Hadzialjevic, tha se Gazprom nuk kishte kërkuar ndryshim të kushteve të monedhës nga Bosnja, e cila paguan në euro, por shtoi se priste që çmimet e gazit të rriteshin në tremujorin e tretë.
Në prill, qeveria e Federatës rriti çmimin e gazit natyror për tremujorin e dytë me 21.7%, pas rritjes së çmimit nga Gazprom.
Vendi ballkanik nuk ka rezerva gazi, të cilat përbëjnë 8% të përdorimit të tij të energjisë.
Ai mbështetet në furnizimin rus për rreth 400 milionë metra kub gaz në vit dhe merr gaz nga Gazprom nëpërmjet tubacionit TurkStream dhe një rruge të re që kalon nga Turqia dhe Bullgaria. /monitor