Bosnjë e Hercegovinë, privohet nga liria ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq

Nenad Neshiq

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës ka konfirmuar sot se ministri i Sigurisë së BeH-së, Nenad Neshiq, është privuar nga liria, raporton Anadolu.

Në hetimin e kryer nga Prokuroria e BeH-së së bashku me Drejtorinë për Krimin e Organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, më 26 dhjetor në rastin e krimeve të korrupsionit, me urdhër të prokurorit janë privuar nga liria Nenad Neshiq, ministër i Sigurisë në Këshillin e Ministrave të BeH-së, Milan Dakiq, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët”, Mladen Luçiq dhe katër persona të tjerë.

“Ata dyshohen se si drejtues të NP ‘Rrugët’ RS dhe personat të cilët kanë bërë biznes me kompaninë në fjalë, kanë kryer vepra kriminale – shoqërim me qëllim kryerjen e veprave kriminale, pastrim parash, shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së BeH-së.

Më tej në deklaratë theksohet se Prokuroria e BeH-së do të informojë më pas opinionin për rrjedhën e mëtejshme të hetimeve.