Me rastin e 28-vjetorit të shkatërrimit të Urës së Mostarit, një nga veprat më të rëndësishme të periudhës osmane në Bosnjë e Hercegovinë, si pasojë e zjarrit intensiv të artilerisë së trupave kroate, u organizua një ceremoni, raporton Anadolu Agency (AA).
28 vjet më parë, më 9 nëntor, në ora 10:16, Ura e Vjetër u shkatërrua pasi ishte shënjestër e një sulmi të rëndë nga forcat kroate. Ceremonia filloi me tingujt e sirenës, në kohën kur u shkatërrua.
Pjesëmarrësit në ceremoni, lëshuan mbi urën e ndërtuar nga arkitekti Hayreddin në vitin 1566, në lumin Neretva karafila, ndërsa gjithashtu u realizua “kërcimi i heshtur” në mënyrë simbolike.
Kryetari i klubit të kërcimit “Mostari”, Lorens Listo, theksoi se 9 nëntori është një datë mjaft e trishtuar. “Mostari humbi vlerën më të madhe atë ditë. Asnjëherë nuk mund t’i harrojmë gjërat që kanë ndodhur. Kur u rindërtuar ura, unë isha njeriu më i lumtur në botë”, u shpreh ai.
– Ura që lidh kulturat
Ura Mostar e ndërtuar nga arkitekti Hayreddin, nxënësi i arkitektit Sinan, në vitin 1566, luan rolin e bashkimit të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme për shekuj me radhë.
Ura historike lidh lagjet boshnjake dhe kroate të qytetit, ndërsa gjithashtu përdoret si platformë kërcimi nga kërcimtarë të guximshëm nga Mostari.
Ura ishte shënjestër i forcave kroate në luftën e Bosnjës, më 8 nëntor 1993. U shkatërrua më 9 nëntor në ora 10:16.
Me mbështetjen e disa vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare përfshirë edhe Turqinë, ura u rindërtua në përputhje me origjinalin dhe u hap me ceremoni në vitin 2004.
Bashkë me qytetin e vjetër të Mostarit, ura u shtuan në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005. /aa