Shpeshherë temperatura është simptomë e sëmundjeve të ndryshme. Ajo mund të shfaqet kur trupi juaj po lufton me një lloj infeksioni siç mund të jetë gripi për shembull.
Ndryshimet e papritura të motit dhe kushtet higjenike të papërshtatshme kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e temperaturës.
Por, si mundemi ne të ulim temperaturën, pa pasur nevojë për bërjen e një vizite mjekësore?
Ju mund të provoni disa ‘çajra’ të thjeshtë, të përgatitur nga vetë ju, në ambientet e shtëpisë tuaj.
Çajrat do ju qetësojnë, do t’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe çka është dhe më e rëndësishmja, do ulin temperaturen tuaj sa hap e mbyll sytë…
Jeni kuriozë të dini se cilët janë përbërësit e ‘çajrave magjikë’? Mësojini!
Përbërësi i parë është borziloku, një bimë barishtore shumë efektive përsa i përket uljes së temperaturës. Efekti i tij është i barabartë me antibiotikët që merrni në farmaci.
Por përse të përdorni antibiotikë kur mjaft mirë mund të pini çajra të cilët nuk kanë asnjë efekt anësor për trupin tuaj?
Si t’i përgatisni këto çajra?
Fillimisht merrni 20 gjethe borziloku, një lugë çaji me xhenxhefil, një gotë ujë, bashkojini dhe vendosini të ziejnë për pak minuta, pastaj shtoni pak mjaltë dhe çajin e përgatitur pijeni dy ose tre herë në ditë për tre ditë rresht.
Nuk keni xhenxhefil për momentin në shtëpi? Jo, mos u merakosni sepse ekziston edhe një tjetër lloj çaji që bën të njëjtin efekt siç ai që sapo lexuat.
Provoni të përzieni gjethet e borzilokut me një të katërtën e lugës së çajit me piper, në një enë me ujë të valuar. Lëreni pesë minuta sa të ftohet dhe pastaj pijeni çajin.
Është e rekomandueshme që ta pini tre herë në ditë, derisa të shëroheni plotësisht./Mesazhi/