Borussia Dortmund, skuadra që blen lirë, e shet mirë

Në futbollin modern, suksesi në fushë vjen pas një pune të mirë në zyre.

Nëse drejtori sportiv është i suksesshëm në angazhimin e një trajneri që është në gjendje të marrë maksimumin nga lojtarët, suksesi atëherë është i garantuar. Monchi ka qenë një shembull në Sevillë, Porto në Portugali, dhe në Gjermani nuk ka aspak dyshime, është Borussia Dortmund.

Te Borussia Dortmund punohet me vetëm një parim: Përpiquni të blini sa më lirë, dhe pastaj shitni sa më shtrenjtë se është e mundur.

Rasti i fundit është me Christian Pulisic, reprezentuesi amerikan që nga Borussia Dortmund është transferuar te Chelsea.

Pulisic erdhi te Dortmund si një lojtar i ri, u stërvitë me të rinjtë, tregoi talentin dhe u ftua në skuadrën e parë, për t’u rritur si lojtar dhe për t’u shitur te Chelsea për 64 milionë euro, dhe nga kjo shitje skuadra gjermane ka fituar hiq më pak se 60 milionë euro.

Raste të njëjta kanë ndodhur edhe në të kaluarën te Dortmund, që kishte fituar shumë nga shitja e Mario Gotze te Bayern Munich, për të vazhduar me shitjet e Dembele te Barcelona, Aubameyang te Arsenal dhe Mkhitaryan te Manchester United.