Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Borrell kërkon nga Bjellorusia lejimin e hyrjes së organizatave humanitare

Borrell kërkon nga Bjellorusia lejimin e hyrjes së organizatave humanitare

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell ka kërkuar që organizatat humanitare të lejohen të hyjnë në rajon për të ndihmuar ata që duan të hyjnë në BE nga kufiri polak.

Josep Borrell njoftoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se ishte takuar me ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makey.

Borrell tha se ai ngriti situatën e ndjeshme humanitare në kufirin Bjellorusi-Poloni.

“Jetët e njerëzve duhet të mbrohen dhe organizatave humanitare duhet të lejohet qasja në rajon”, deklaroi ai.

Borrell tha se situata aktuale në kufi është e papranueshme dhe njerëzit nuk duhet të përdoren si armë.

Mijëra njerëz nga vende të tilla si Iraku, Siria dhe Afganistani janë përpjekur të hyjnë në vendet fqinje të BE-së, veçanërisht në Poloni, nga Bjellorusia, duke shkaktuar një krizë midis BE-së dhe Bjellorusisë javët e fundit.

Administrata e BE-së akuzon Bjellorusinë se i përdor ato si mjete për të destabilizuar BE-në, ndërsa Bjellorusia mohon akuzat. /trt

Exit mobile version