Ballina Jeta Boronica e kuqe forcon zemrën dhe trurin

Boronica e kuqe forcon zemrën dhe trurin

Nga lëngu deri te marmelata, boronicat e kuqe janë padyshim një super ushqim që i sjellin përfitime të shumta shëndetit.

Boronicat e kuqe janë një burim i pasur i antioksiduesve, të cilët mund të parandalojnë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i zorrës.

Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se boronicat e kuqe rrisin gjithashtu metabolizmin, duke i ndihmuar kështu njerëzit të mbajnë trupin në formë.

Ata mbrojnë zemrën dhe përmirësojnë sistemin imunitar.

Një studim i ri, i kryer tek kafshët, ka zbuluar se boronicat e kuqe mbrojnë trupin nga infeksionet. Sipas autorit kryesor të studimit, Jeffrey Blumberg, boronicat e kuqe janë të pasura me polifenolë dhe përbërës të tjerë bioaktivë, të cilët ndërveprojnë së bashku dhe ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore.

Ai thotë se boronicat “mund të sigurojnë funksione antioksiduese dhe anti-inflamatore, që përfiton sistemi kardiovaskulaer, metabolizmi dhe funksioni imunitar”.

Boronicat e kuqe mbajnë nën kontroll gjithashtu tensionin e gjakut, ndërsa lëngu i tij mund të përdoret për të menaxhuar nivelet e glukozës tek pacientët me diabet të tipit 2.

Exit mobile version