Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Moskë pas sulmeve raketore amerikane në Siri.
Vizita është anuluar pas bisedimeve strategjike që u zhvilluan në mes Londrës dhe Uashingtonit rreth asaj se si i duhet qasur perëndimi Rusisë, në prag të veprimeve ushtarake.
Udhëtimi i planifikuar nga sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të vazhdojë gjatë javës, i cili së bashku me Z. Johnson po përqien të riaktivizojnë koalicionin kundër veprimeve ruse në Siri dhe regjimit të Bashar al-Asad.
SHBA dje ka nisur 59 raketa Tomahov mbi bazën ajrore Shayrat, si përgjigje ndaj sulmeve vdekjeprurëse kimike ndaj civilëve sirian. /MESAZHI/