Bordi shkarkon u.d. e drejtorit të KEK-ut Luigj Imeri

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut, sot ka shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv Luigj Imeri, ndërsa në pozitën e u.d. të kryeshefit ka emëruar Perparim Kabashin i cili aktualisht ka qenë drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

“Bordi ka marrë vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Luigj Imeri. ndërsa në pozitën e u.d. të kryeshefit ka emëruar Perparim Kabashin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK-u.

Bordi po ashtu në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherësh ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.