Prishtinës mund të mos i mjaftojnë as tetë kompanitë e kontraktuara nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit.
Disa prej tyre edhe janë aksidentuar.
Mëngjesin e sotëm, dhe ende po vazhdohet me gjendjen e tillë, reshjet e borës të intensitetit të ulët që ranë gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm, bashkë me të ftohtin, kanë krijuar ngrica përgjatë rrugëve në qytet, e kryesisht në rrugët anësore.
Në rrugën që të çon për në ‘Film City’, shihet se nuk është hedhur as kripë, çka ka shkaktuar edhe bllokada të shpeshta të kësaj rruge në mëngjesin e sotëm, transmeton kp.
Bëhet e ditur po ashtu që ngricat kanë disa shkaktuar edhe aksidente ndërkaq Policia ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të kenë pajisjet dimërore.