Bora bllokon turistët në Brezovicë

Bora e madhe që ka rënë gjatë natës dhe që po vazhdon edhe sot ka bllokuar rrugën që të shpie për Brezovicë, duke pamundësuar qarkullimin në këtë pjesë.

Kjo ka bërë që shumë turistë që kanë qenë në Brezovicë për t’i kaluar pushimet kanë mbetur të bllokuar.

Një lexues i Mesazhi.com ka njoftuar se si pasoi e mospastrimit të rrugëve nga autoritetet e atjeshme, është pamundësuar kthimi i tyre nga Brezovica.

Ai ka apeluar tek të gjitha organet kompetente që të marrin masat për të zhbllokuar rrugën në mënyrë që t’u mundësohet kthimi në shtëpitë e tyre. /Mesazhi.com/