Bora bllokon rrugët që shpien në Shalën e Bajgorës

Bora ka bllokuar rrugët që shpien në Shalën e Bajgorës. Ekipet emergjente janë duke punuar për të zhbllokuar rrugën në këtë pjesë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, përmes një statusi në Facebook.

Ky është statusi i tij i plotë:

“Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora.

Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora.

Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme. AB”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.