Nuk ka njeri që të mos pëlqejë ëmbëlsirat. Me fruta, çokollatë, krem apo sherbet, ato janë të parezistueshme! Por ajo çka shoqëron nepsin për këto receta, janë edhe pasojat që kanë në organizëm. Sigurisht nëse konsumohen në sasi të vogla dhe rrallë, ‘dëmi’ është më i vogël, por çfarë të bëni kur nepsi është i përballueshëm?
AgroWeb.org ju jep një zgjidhje përmes recetës së bonboneve të ëmbla, por të shëndetshme. Këto toptha të vegjël përgatiten në vetëm 15 minuta dhe ju ofrojnë një shije vërtetë unike. Të ëmbëlsuara me hurma arabie, plot vitamina e minerale si kalciumi apo hekuri, dhe plot fibra dhe proteina, këto bonbon janë perfekte për këdo.
Ndiqni më poshtë hapat e recetës që AgroWeb.org në bashkëpunim me kompaninë Teuta ka përgatitur për ju dhe provojini që sot!
Përbërësit
70g bajame
175g hurma arabie
1.5 lugë gjelle me kakao
5 lugë gjelle me fara amaranthi Teuta
Përgatitja
Fillimisht thërrmoni bajamet me një mikser derisa të krijoni një pluhur të imët pothuaj si miell.
Ndërkohë hurmat e arabisë vendosini në një tas me ujë dhe lërini për të paktën 5 minuta.
Kështu do të zbuten dhe do të kenë pak lagështirë për të ndihmuar me bononet.
Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, hiqni bërthamat dhe vendosini ato përsëri në mikser për t’i punuar derisa të formojnë një pastë të plotë.
Kalojeni pastën me hurmat e arabisë në një tas të madh dhe aty shtoni bajamet.
Punojini me një lugë derisa të shihni që masa është e njëtrajtshme.
Tani në një tigan hidhni farat e amaranthit Teuta dhe vendosini në zjarr.
Lëvizeni tiganin herë pas here kështu nuk do të digjen farat.
Kur të shihni që të nisin të kërcasin porsi kokoshkat ato do të jenë gati.
Pasi t’i keni gati farat e amaranthit bashkojini me kakaon.
Përziejeni përsëri masën që përbërësit të lidhen sa më mirë për një rezultat perfekt.
Tani që brumin e bonboneve e përgatitët ju mbetet vetëm t’u jepni atyre formë.
Mjafton të merrni pak nga brumi dhe me duar t’i rrotulloni për të krijuar topthat e vegjël.
Me t’i formuar vendosini bonbonet në një pjatë dhe futini për të paktën 20-30 minuta në frigorifer.
Mund t’i shijoni në çdo moment të ditës për t’u ëmbëlsuar me diçka vërtetë të shëndetshme.
Madje këto bonbone janë perfekte edhe për personat që duan të ruajnë peshën e tyre por dhe që kanë nevojë për energji.