Bombica për Bajram

  • 700 gr keksa (biskota) të bluara
  • 500 gr qumësht
  • 250 gr margarinë (gjalpë)
  • 5 lugë kakao (lugë të gjellës)
  • 500 gr kokos
  • 5 lugë sheqer (lug të gjellës)

Udhëzimet:

Së pari 700 gr keksa i vëmë në një enë të thellë. Në të vendosim 5 lugë kakao dhe 5 lugë sheqer, i përziejmë. Pastaj margarinin (gjalpin) e shkrijmë së bashku me 500 gr qumësht, dhe këtë masë e vendosim mbi keksat e bluar, i përziejmë deri sa masa të bashkohet. Pastaj i marrim keksat dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët, i lyejmë me kokos të gjitha me radhë. Gjithashtu, ju mund t’i futni topthat në çokollatë të zezë të shkrirë apo në nutella dhe t’i kriposni me lajthia të bluara apo arra.