Bombëza në çokolatë të bardhë dhe limon

Shija e kombinuar e çokolatës së bardhë dhe limonit do t’iu lë pa mend, këto bombëza janë shumë të thjeshta për tu bërë prandaj mos humbni kohë dhe provoni ato tani.
Përbërësit:

  • 1/3 gotës plus 1 lugë gjelle krem pana e ëmbël;
  • Lëkura e një limoni;
  • 250 gr çokolatë e bardhë e prerë në copa të vogla;
  • Pak kripë;
  • 1/4 e gotës gjalpë;
  • 2 lugë caji lëng i shtrydhur nga limoni;
  • Sheqer pluhur;

Metoda e përgatitjes;

Në një enë të vogël alumini kombino kremin pana të ëmbël dhe lëkurën e limonit. Vendos mbi shporet në temperaturë të ulët deri sa kremi të bëhet pak më i trashë. Largo nga shporeti dhe mbulojeni enën për rreth 20 minuta.

Përziej çokolatën e bardhë, kripën dhe gjalpën në një enë tjeter, pa mbulesë. Vendos mbi shporet enën me kremin e pergatitur më parë në temperaturë të vogël dhe përziej herë pas here.

Vendos përzierjen e cokollates mbi një enë me ujë të nxehtë në temperaturë të ulët mbi shporet. Përziej çokolatën deri sa të shkrihet ngadalë. Largoje enën nga zjarri pasi të jetë shkrirë çokolata e bardhë dhe përziej lëngun e limonit në të. Kjo përbërje duhet të lihet deri në 4 orë.

Pas 4 orësh, më një lugë akulloresh formo tope të vogla, rrotulloi ato në sheqer pluhur. Këto mund të përdoren deri në një jave dhe po ashtu të ngrihen në friz dhe të përdoren edhe më gjatë. Kur të servohen duhet të largohen nga frigoriferi rreth 15 minuta më parë.