Bombë e Luftës së Dytë Botërore, Londra mbyll aeroportin

Një prej aeroporteve të Londrës u mbyll dhe shkak për shkak të një “kërcënimi” të hershëm.

“London City Airport” mbylli dyert pasi gjatë punimeve paraprake për zgjerimin e tij u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo.

Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.

Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.