Të premten artileria ruse ka sulmuar rajonet siriane Idlib dhe Hama, duke shënjestruar grupet ektremiste, por në fakt sulmi ka shkatërruar një bazë “të helmetave të bardha” dhe një ambulancë.
Nga sulmet shumë civilë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Të enjten vetëm në qytetin Khan Shaykhun u vranë nëntë persona dhe 25 tjerë u plagosën – shumica fëmijë.
Sipas vlerësimeve nga grupet e aktivisteve, 475,000 persona kanë humbur jetën në këtë konflikt. Më 23 prill 2016, i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Lidhjes Arabe në Siri nxorrën një vlerësim se 400,000 që kishin vdekur në luftë. /MESAZHI/