Një bombardues vetëvrasës maskuar i grua vrau 14 persona në një kamp refugjatësh në Irak.
Sulmi ndodhi pikërisht në kampet ku gjenden të zhvendosurit nga zonat ku kontrollon organizata terroriste ISIS.
Sulmi erdhi pasi një oficer i policisë, i cili poashtu vdiq në sulm, e kishte hetuar burrin e maskuar si grua dhe e kapi “ne perqafim” kamikazin i cili mbante jelek vetvrasës nën rrobat e tij prej gruaje.
Dëshmitarët thanë se oficeri hero e kishte kapur për gjoksi sulmuesin nëmënyrë që të minimizonte numrin e viktimave.
Autoritetet thanë se sulmi ndodhi në mbrëmjen e së dielës, pasi autoritetet po strehonin disa familje që kishin ikur nga qyteti Qaim.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet irakiane besojnë se sulmi qe kryer nga organizata terroriste ISIS. /MESAZHI/