Bologna interesohet për Hajdarin

Albian Hajdari a signé un long bail avec le FC Lugano.

Futbollisti shqiptar, Albian Hajdari pritet të largohet këtë verë nga futbolli zviceran për të vazhduar karrierën në Serie A.

Bëhet e ditur se skuadra e Bolognas ka shprehur interesim për Hajdarin, i cili luan në mbrojtje dhe është pjesë e Luganos. Në fakt, thuhet se Hajdari do të transferohet në fund të këtij edicioni te skuadra italiane, e cila po synon edhe angazhimin e trajnerit të Luganos.

20-vjeçari ka kontratë me Luganon deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro. Hajdari është pjesë e ekipit U21 të Zvicrës, ndërsa këtë edicion ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim në 41 paraqitje për Luganon në të gjitha garat.

Hajdari si lojtar është rritur te Baseli, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe në ekipin e dytë të Juventusit të Italisë, përpara se t’i bashkohet Luganos.

Bologna, aktualisht zë vendin e tretë në Serie A dhe edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Kampionëve.