Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Boll më me fjalë boshe”, qindra të rinj iu bashkuan aktivistes Thunberg...

“Boll më me fjalë boshe”, qindra të rinj iu bashkuan aktivistes Thunberg në Milano

Aktivistet suedeze për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg dhe Vanesa Nakate morën pjesë të premten në mbylljen e konferencës “Youth4Climate”, duke kritikuar edhe një here liderët për atë që ato e quajnë mosverpim ndaj ndryshimeve klimatike.

Protesta e së premtes për të ardhmen është në fakt vetëm një nga ngjarjet e shumta klimatike që kanë gjallëruar qytetin e Milanos në këtë javë

“Ata janë duke u shtirur sikur kanë zgjidhje mbi krizën klimatike dhe se po ndërmarrin veprime të mjaftueshme, por ne arrijmë të shohim përtej gënjeshtrave të tyre dhe fjalëve boshe, dhe jemi lodhur nga to. Kështu që ne do të vazhdojmë të dalim në protesta, do të vazhdojmë të kërkojmë dhe nuk do të lejojmë të na heshtin”, tha Greta Thunberg.
Thunberg iu bashkua në skenë edhe aktivistja 23-vjeçare nga Uganda, Vanesa Nakate, e cila vitin që shkoi mbajti një demonstrate në Kampala si pjesë e ditës botërore të aksionit të të rinjve të frymëzuar nga aktivistja suedeze, e cila nisi grevat në shkolla në vitin 2018 për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike.

“Drejtësia mbi klimën është drejtësi vetëm nëse është gjithëpërfshirëse. Shumë here ata na kanë thënë se duam ti japim zë atyre që nuk kanë zë, por ne nuk jemi të padëgjuar, ne kemi folur prej kohësh dhe ne vetëm po bëhemi më të forte”, tha ajo.

Të enjten nisi puna për Pre-Cop26, ngjarja përgatitore për asamblenë e Kombeve të Bashkuara, e cila në nëntor do të mbledhë bashkë ministrat e mjedisit të të gjitha vendeve anëtare në Glasgow, të Skocisë. /euronews

Exit mobile version