Kombëtarja e Kosovës në boks ka mbetur ende në karantinë edhe pse ka kaluar afatin prej 12 javës sa ishte në fillim.
Këtë e kanë bërë të ditur edhe vet drejtuesit e kësaj Federate të cilët nëpërmjet një komunikatë për media janë shprehur se kanë kaluar afatin prej 14 ditësh dhe se askush nuk iu ka dhënë lejën për tu larguar nga konviktet si dhe nuk e kanë bërë testin e fundit rreth sëmundjes së koronaavirusit.
Ja komunikata e plotë pa ndërhyrje e Federatës së Boksit të Kosovës:
Kombetarja e Kosoves ne boks prej kthimit nga Londra nga 18 marsi eshte e vendosur ne karantine ne konviktin e qendres se studenteve. Sot me 1 prill eshte dita e 15 e kombetares se boksit ne karantine dhe ende askush nuk ka ardhur me kontaktuar me ne. Ne qysh nga hyrja ne karantine kemi kerkuar qe para daljes te na behet testi qe te jemi te sigurte kur te kethehem i ne familjet tona.Siq eshte bere e ditur nga pjesemaresit e shteteve ne garat kualifikuese ne Londer sportistet e Turqise 3 boksier e dy trajner jane dale pozitiv ,poashtu nga Kroacia 1 boksier dhe 1 trajner.Ne kontakt me KOK dhe MKRS na eshte thene se Ministria e Shendetsise ka premtuar se testi ekipit te boksiereve do ti behet ne diten e 14 diten e fundit dhe ne diten e 15 do te largohen nga karantina por kjo nuk ndodhi. Dje kemi kontaktuar me KOK dhe MKRS qe ti drejtohen Ministris se Shendetsise qe eshte pergjegjese dhe te na informojne se qka po ndodh me ne,dhe nga KOK dhe MKRS na kane lajmeruar se testi ekipit te kombetares do ti behet me 2 prill dhe pastaj do te lirohen neper shtepia. Por une personalisht si pergjesgjes i ekipi te kombetares kerkoj dhe lus Institucionet kompetente e besoj qe eshte Ministria e Shendetsise qe sot ne diten e 15 te karantines te vije e te na bej testin sportistave e ti liroj qe te shkojne prane familjeve, ku disa prej tyre ka muaj qe nuk jane n e gjirin familjar. Ndoshta per shkak te mungeses se testeve per analiza dhe keto teste kane koston e vet dhe nuk ka ndoshta te mjaftueshme un personalisht nuk do te kerkoj te me bejne testin se ndihem shume mire po kerkoj qe ekipit tim ti behet testi qe te jene te sigurte dhe pas kesaj pandemie boksieret do te vazhdojne garat kualifikuese dhe deshirojme qe te jene te sigurte me shendetin e tyre. Karantina sipas rregullave ne tere globin eshte 14 dite karantine e jo 16 dite.