Boeing prodhon avion pesë herë më të shpejtë se zëri

Gjiganti amerikan i aeronautikës, “Boeing”, prezantoi disa ditë më parë, me rastin e ekspozitës “AIAA SciTech Forum and Exposition”, konceptin e një avioni të ri spiun që mund të tejkalojë legjendarin “SR-71” të prodhuar nga konkurenti “Lockheed Martin”, njoftoi faqa e dedikuar për teknologjitë e reja “Hdblog.it”.

“Son of Blackbird”, është pseudonimi dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë me një shpejtësi pesë herë më të lartë se sa ajo e zërit, rreth 6 216 kilometra në orë (duke kaluar shpjetësinë Mak 5).

Ky projekt frymëzohet nga një avion eksperimental i prodhuar nga “Boeing”, modeli “X-43”, që aktualisht mban rekordin si avioni më i shpejtë në botë, duke arritur një shpejtësi prej 11 200 kilometrash në orë, përcjell Atsh.

Për momentin mendohet që modeli përfundimtar do të shfaqet në fund të vitit 2020.