Derisa po afrohet premiera e modelit të ri Z4, shfaqen më shumë detaje rreth kësaj makine.
BMW gradualisht zbulon një gjeneratë të re të roadsterit të tij përmes videove dhe fotove në internet.
Përveç kësaj, BMW ka publikuar së fundmi disa detaje mbi versionin më të fortë të kësaj makine, M40i, i cili do të ketë një motor të ri 3.0 litërsh me gjashtë cilindra me rreth 385 kuaj fuqi.
Z4 më e fuqishme do të jetë e pajisur me amortizatorët e kontrolluar elektronikisht.
BMW njoftoi gjithashtu se kjo makinë do të ketë frenat me performancë të lartë, si dhe mbylljen e diferencialit të pasmë.
Prodhuesi vazhdon të mbajë sekret datën e premierës, dhe pritet që Z4 i ri do të paraqitet së pari për publikun në Paris, në fillim të tetorit.