Gjenerata e dytë e serisë BMW 2 po shkon në gara, kurse BMW M Motorsport ka paralajmëruar të ashtuquajturin modelin hyrës.
Ky model ndjek vetura tjera garash të Serisë 2 të prodhuara gjatë 10 viteve të fundit, duke përfshirë M2351 Racing, M240i Racing dhe M2 CS Racing.
BMW ka publikuar pesë fotografi të modelit garues, por ende nuk ka dhënë detaje rreth tij. Duket se bazohet në M2 dhe jo në versionet më të vogla të Serisë si 220i, 230i dhe M240i.
Gjithashtu duke qartë se janë bërë disa modifikime për ta bërë veturën gati për në pistë.
Ka një ndarës më të spikatur në pjesën e përparme, si dhe një shirit tërheqës të kuq.
E gjithë maska e përparme është e kamufluar në të zezë dhe të bardhë, por shumica e pjesëve, duke përfshirë grilën e radiatorit dhe hyrjet e ajrit, duken identike me M2.
Më shumë ndryshime zbulon profili, pasi vetura e garës është më afër tokës dhe ka rrota të reja me goma Goodyear.
Në pjesën e pasme është një spojler i madh, i cili është shumë më agresiv se ai i vogël në M2 standard.
Data e premierës së modelit ende nuk është bërë i ditur sikurse edhe çmimi i tij.