Bluesky arrin në 20 milionë përdorues

Edhe pse ende shumë më i vogël sesa rivalët Threads dhe X, Bluesky po fiton moment. Aplikacioni prej disa ditësh ka shtuar miliona përdorues të rinj.

Bluesky arriti në 20 milionë përdorues ndërsa aplikacioni vijon të rritet. Shërbimi i decentralizuar kishte 15 milionë përdorues javën e kaluar, ndërsa baza e përdoruesve është trefishuar në tre muajt e fundit.

Edhe pse ende shumë më i vogël sesa rivalët Threads dhe X, Bluesky po fiton moment. Aplikacioni prej disa ditësh ka shtuar miliona përdorues të rinj.

Është një ritëm rritjeje i ngjashëm me Threads i cili fitoi miliona përdorues çdo ditë përgjatë tre muajve. Threads arriti në 275 milionë përdorues aktivë në muaj dhe që prej fillimit të Nëntorit ka shtuar 15 milionë të tjerë.

Ndërsa Bluesky mbetet më i vogli, sinjalet janë të qarta. Aplikacioni ishte në krye të App Store përgjatë javës së kaluar ndërsa kryesonte edhe në Play Store. Aktualisht Threads është numri dy në App Store.