Ndërsa Bluesky konsiderohet më i vogël se Threads, i cili ka 275 milionë përdorues, sinjalet janë të qarta se përdoruesit e Threads gradualisht kanë filluar të shprehur interes për Bluesky.
Bluesky mund të konsiderohet ende si një platformë inferiore krahasuar me X, për gradualisht po fiton terren. Aplikacioni kapërceu shifrën e 15 milionë përdoruesve duke shtuar më shumë se 1 milionë përdorues të rinj javën e kaluar.
Ndërsa Bluesky konsiderohet më i vogël se Threads, i cili ka 275 milionë përdorues, sinjalet janë të qarta se përdoruesit e Threads gradualisht kanë filluar të shprehur interes për Bluesky.
“Blueskye” ka qenë një temë trend në Threads ditët e fundit ndërsa kërkimet sugjerojnë 19 mijë postime rreth rrjetit social. Një muaj më parë Bluesky kishte 9 milionë përdorues.
Aplikacioni i saj zuri vendin e parë në App Store ndjekur nga Threads dhe ChatGPT. Suksesi më i fundit vjen për shkak të irritimit të përdoruesve me Elon Musk dhe X pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.
Një hulumtim i fundit nga SimilarWeb zbuloi se më shumës e 115 mijë përdorues Amerikanë kishte çaktivizuar llogaritë e tyre në X.