Blue Origin dërgon turistë në hapësirë pas dy vitesh ndërprerje

Hera e fundit që një fluturim i tillë u krye ishte 2 vite më parë. Është fluturimi i shtatë i Blue Origin me njerëz në bord i cili shkon në limitet e hapësirës, rreth 100km mbi Tokën.

Blue Origin është rikthyer tek turizmi hapësinor. Kompania hapësinore e Jeff Bezos fluturoi me sukses gjashtë konsumatorë me pagesë në limitet e hapësirës ditën e Dielë dhe u rikthye pas në mëngjes.

Hera e fundit që një fluturim i tillë u krye ishte 2 vite më parë. Është fluturimi i shtatë i Blue Origin me njerëz në bord i cili shkon në limitet e hapësirës, rreth 100km mbi Tokën.

Në mesin e gjashtë njerëzit që ishin në brendësi të kapsulës New Shepard, ishte edhe 90-vjeçari Ed Dwigt, një ish kapiten i forcave ajrore.

Ai ishte njeriu i parë me ngjyrë që u përzgjodh si kandidat për tu bërë astronaut i NASA në programin e trajnimit në 1961, por nuk arriti të përzgjidhej dhe pas mëse 60 vitesh ëndrra e tij u bërë realitet.

Kur arritën në limitet e hapësirës, stafi pati mundësi të shkëpuste rripat e sigurimit për të përjetuar fenomenin e zero gravitet. Gjatë rikthimi, një prej tre parashtave të kapsulës nuk u hap siç duhej, por zbritja shkoi pa asnjë problem.

Ky ishte misioni i 25-të i raketës New Shepard. Hera e fundit që fluturoi një ekuipazh ishte Gushti 2022 dhe nuk fluturoi më deri në Dhjetor të 2023.