Blogerja muslimane refuzon cmimin nga aktorja izraelite, “ia përplasë fytyrës” standardet e dyfishta

E dashura Gal,

Kur isha 16 vjeçare, preokupimi im më i madh në jetë ishte si të arrija që të qëlloja në një klasë me simpatinë e shkollës së mesme. Obligimet e mia pas shkollës përfshinin ngujimin tim në dhomë me kompjuter, për të dizajnuar profilin tim të pëkryer në Myspace, dhe për tu marrë me toplistën.

Kaloja orë të tëra duke biseduar në chat të AOL deri në mesnatë, derisa nëna më thoshte se është koha për të fikur dritat.

Ky ishte viti para se të krijoja faqen MuslimGirl.com, para se të krijoja një hapsirë për vajzat si unë, që të ndihen sikur zëri i tyre merr jehonë në botën reale.

Por kjo nuk ngjanë aspak me një ditë të Ahed Tamimit. 16 vjeçarja palestineze do të flej edhe sot në një burg izraelit, e burgosur pa urdhërarresti, ndërsa pret gjyqin ushtarak izraelit që të ja shqiptoj 10 vite burgim. Pse? Ky fëmijë pati kurajon që t’ia japë një flakareshë të nxehtë një ushtari që kishte bastisur shtëpinë e saj, shupalakë të cilën ai e hëngri pasi asaj ia plagosën kushëririn 14 vjecar, po atë ditë. Edhe sipas Amensty International, “ishte tërësisht e qartë se ajo nuk paraqiste asnjë rrezik për ushtarët, dhe se ata e vazhdonin punën për të cilën kishin ardhur”.

Ajo iu ka bashkagjitur së paku 350 fëmijëve palestinez nën moshën 18 vjecare, të cilët janë duke qëndruar sot e kësaj dite në burgjet izraelite.

Kjo është arsyeja pse unë vendosa që të refuzoj cmimin e Revlon për “Cmimi i Ndrshimit” kampanjë e cila udhëhiqet nga ju.

Unë nuk mund ta pranoj një gjë të tillë, duke e ditur se mbështetja jote e njohur për veprimet e ushtrisë Izraelite në Palestinë kanë kontribuuar në këtë dëm që ju shkaktohet grave dhe fëmijëve.

Po qe se do ta pranoja, do të mbyllja njërin sy ndaj ndaj vajzave si puna e Ahed.

Po e shkruaj këtë pasi dua që ta bëj të qartë se kjo nuk ka të bëjë me mua apo me ty. Kjo ka të bëhë me obligimin moral të grave të privilegjuara si ne të dyja, që të përgjigjen ndaj të drejtës për liri të Ahedit dhe vajzave të panumërta si puna e saj.

Unë besoj se janë disa gjëra për të cilat të gjithë ne duhet të pajtohemi, dhe qëndrimi kundër burgosjes së fëmijëve duhet të jetë njëra nga qëndrimet më të përbashkëta, për të cilat mund të pajtohemi lehtësisht.

Pavarësisht se cfarë bindjesh politike mund të kesh, unë besoj se cdo grua, e vecanërisht një ikonë filmi si ti që vjen nga Wonder Woman, pajtohet se Izraeli duhet ta liroj një 16 vjecare nga burgjet dhe gjyqet ushtarake.

Duhet të jenë disa vija të trasha, për të cilat duhet të kapet humaniteti jonë.

Ne nuk mund të flasim për Izraelin, për pa e njohur faktin se palestinezët janë duke u trajtuar shumë më keq se qytetarë të klasit të dytë, dhe vuajnë nga padrejtësi ekstreme nën ligjet izrelite, e po e njëjta vlen edhe për fëmijët.

Yifat Alkobi është një grua, e cila është e rritur, për dallim nga Ahed. Edhe ajo, njësoj si Ahed e qëlloi me shuplakë një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor. Por për dallim nga Ahed, ajo nuk mori dënim nga qeveria izraelite, dhe nuk u mbajt për as edhe një sekond në burgjet e vendit.

Por Ahed, duke qenë një fëmijë, është mbajtur në burg për më shumë se një muaj, dhe e vetmja arsye është pse ajo është palestineze.

Ja, kështu duket padrejtësia për gratë dhe vajzat, për të gjitha ato që janë të dalldisura nga thirrjet për fuqizimin e grave.

Me këtë deklaratë, unë nuk refuzoj të bashkëpunoj me ata që mendojnë më ndryshe se unë. Ndryshimet rrënjësore kërkojnë bashkëpunim të formave të angazhimeve të llojllojshme.

Por mos e ngatërroni cnjerëzoren me opinionin ndryshe.

Ka dicka që duhet të thuhet lidhur me faktin se për gratë si unë, duhet bërë veprime të zëshme siç është refuzimi i një çmimi, vetëm për të ngritur zërin mbi një çështje.

Cfarë dua të them është se ka ardhur koha që të ngritet zëri jo vetëm për gratë që janë abuzuar në sheshxhirimet e Hollivudit, por edhe për vajzat dhe gratë që janë duke vuajtur nga pabarazia fundamentae, keqinterpretimi dhe neglizhenca.

Definitivisht, unë nuk mendoj se do të ndreqim ndonjë problem global thjeshtë duke refuzuar çmimet, apo duke shkruar statuse në rrjetet sociale, dhe as më pak të çrrënjosim të gjitha format e shtypjes nga të cilat gratë anembanë botës duhet të lirohen.

Por nëse është ndonjë mësim që unë e kam marr nga Ahed, është se ne mund të përdorim të gjitha kartat e mundshme, në të gjitha pozitat çfarëdoqofshim ne, të hedhim dritë mbi padrejtësitë, kurdo që na vie mundësia. Ky është obligimi i ynë, për hir të vajzave.

Ajo 16 vjeçare më ka treguar se ishte e mbyllur në dhomën e saj me kompjuter, duke e përdorur internetin për ta bërë jetën e saj më të tolerueshme, për ta bindur veten se kompasi moral i botës nuk është më tepër i mbrapshtë sesa i mbarë.

Pavarësisht jetës së tmerrshme e të izoluar që kishte si një vajzë adoleshente, ajo nuk mbeti vetëm!

Prandaj, unë refuzoj ta lë qoftë edhe një motër timen në duart e dhunës, pavarësisht ngjyrës së saj, besimit apo identitetit.

Ua kemi borgj vajzave që shpresojnë se ne luftojmë për to, ashtu si ua kemi borgj atyre që ne besuam se luftuan për ne.

Jam e sigurtë se Wonder Women do të ishte dakord!

Me dashuri motrash,

Amani

/MESAZHI/

_________

Perktheu ne shqip: Arbnora Avdiu Hoxha