Shtesa akuzohet gjithashtu për grumbullimin e të dhënave të përdoruesve dhe cenimin e privatësisë që është një prej arsyeve pse shumë zgjedhin Firefox në radhë të parë.
Shtesa shumë popullore e bllokimit të gjurmuesve dhe reklamave uBlock Origin Lite është hequr nga dyqani i shtesave të Firefox për shkak të një konflikti të fundit.
Zhvilluesi i shtesës Raymond Hill është përplasur me Mozilla që prej fillimit të Shtatorit me këtë të fundit që ka shënjuar çdo version të uBlock Origin Lite për shkeljen e politikave të Firefox.
Shtesa akuzohet gjithashtu për grumbullimin e të dhënave të përdoruesve dhe cenimin e privatësisë që është një prej arsyeve pse shumë zgjedhin Firefox në radhë të parë.
Hill tha se problematikat e ngritura nga Firefox nuk kanë sens. Mozilla më vonë pranoi përmes një e-mail-i se ka bërë gabim lidhur me shtesën por Hill ka vendosur të ndërpresë zhvillimin e saj për Firefox.
Ai thotë se procesi i aprovimit të shtesave të Mozilla është armiqësor dhe në shumë raste nuk bën sens.