Krijuesit e performacës thonë se duan të kthejnë vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike
Një bllok akulli 2.7 tonësh është vendosur mbi portin e Sidneit për t’u shkrirë ngadalë. Performanca e quajtur THAW, e ideuar nga kompania australiane ‘Legs On The Wall’ tha se është krijuar për të kthyer vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike me të cilën po përballet bota sot.
Interpretuesit kanë lëvizur në majën e akullit për më shumë se 8 orë. Akulli filloi të shkrihej ngadalë nën temperaturat e larta të Sidneit, teksa qytetarët shijonin këtë performancë.
Shumë prej tyre nuk ngurruan të nxirrnin aparatet e tyre celularë për të kapur disa nga këto momente.
Akulli në ajër që shkrihet në mesin e verës në Sidneit ku mbi të qëndron një qënie njerëzore është një metaforë për botën natyrore të brishtë e cila po shkatërrohet nga dora e njeriut.