Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bllokohet llogaria në X e komedianit egjiptian, Youssef, pasi shkroi “Mos t’iu...

Bllokohet llogaria në X e komedianit egjiptian, Youssef, pasi shkroi “Mos t’iu frikësojnë si’onistët”

Bassem Youssef

Llogaria e platformës sociale X të komedianit egjiptian, Bassem Youssef, i cili postoi mesazhin “Mos t’iu frikësojnë sionistët”, është bllokuar, raporton Anadolu.

Llogaria X e Youssef, e cila ka 11.7 milionë ndjekës, nuk mund të aksesohet pasi ai postoi “Mos t’iu frikësojnë sionistët”. Përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se llogaria e Youssef është pezulluar për shkak të postimit në fjalë.

Komediani egjiptian, Youssef vinte në rendin e ditës me transmetimet e tij pas 7 tetorit, mesazhet e tij të mbështetjes për Palestinën në rrjetet sociale dhe reagimet e tij ndaj sulmeve të Izraelit.

– Ai u bë zëri i banorëve të Gazës me komentet e tij

Komediani me origjinë egjiptiane, i cili ishte i ftuar në programin e diskutimit “Pa censurë” të gazetarit të famshëm britanik, Piers Morgan për pushtimin e Gazës nga Izraeli, tërhoqi vëmendjen e madhe kur kritikoi me humor politikën e dhunës së Izraelit kundër popullit të Gazës dhe palestinezëve në përgjithësi.

Kur programi në të cilin Youssef mori pjesë në mjedisin virtual arriti miliona shikues, Morgan xhiroi një program të dytë, ballë për ballë me komedianin egjiptian. Kritikat e Youssef-it ndaj Izraelit, gruaja e të cilit është nga Gaza, pati një ndikim të madh.

Youssef, i cili është kthyer në një nga emrat më të shpërndarë në rrjetet sociale për Gazën, në deklaratën për Anadolu tha: “Videot e mia janë shikuar shumë, por ka shumë njerëz që punojnë më shumë se unë në këtë fushë. Ajo që thashë pati jehonë në publik. Nuk e di pse dhe si, por më vjen mirë që thashë atë që kisha për të thënë. Jam shumë i kënaqur me komentet dhe komplimentet. Unë thjesht dhashë mendimin tim”.

Ai tha se komedia është një nga mënyrat më të mira për të ushtruar lirinë e mendimit. “Mund të të pëlqejë të jetosh në një vend, por mund të mos pëlqejë politika e atij vendi. Unë përpiqem t’i shpreh gjërat që nuk më pëlqejnë aq sa mundem”, shtoi Youssef.

Exit mobile version