Ballina Lajmet Shqipëri Bllokohet fluturimi i një avioni në Rinas, piloti kishte pirë alkool

Bllokohet fluturimi i një avioni në Rinas, piloti kishte pirë alkool

Është bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Policia njofton se piloti 47 vjeçar me iniciale E. L. dhe me shtetësi spanjolle kishte konsumuar alkool në masë të madhe. Ka qenë një kolegu i tij i cili njoftoi policinë kufitare të Rinasit dhe kompaninë se piloti kishte konsumuar alkool dhe pas testiti rezultoi pozitiv në masën0.35 mg.  Policia Kufitare ndërhyri menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ktheu pasagjerët në tranzit, ndërsa kompania mori masat duke zëvendësuar pilotin me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonesë. Policia njofton se piloti është proceduar në gjendje të lirë, shkruan abcnews.al.

Njoftimi i Policisë

Policia Kufitare e Rinasit e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore. Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L.,  47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar akoool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.

Exit mobile version