Bllokohen pushuesit në portin e Doverit: Francezët, mungesë stafi!

Radhë të gjata pushuesish të nisur drejt Francës u krijuan në portin britanik të Doverit, dhe pala britanike fajësoi “personelin e pamjaftueshëm” të kontrollit kufitar nga zyrtarët francezë.

I ndodhur ne bregun jugor të Anglisë, autoritetet e këtij porti kyc për hyrjen në Europën kontinentale, i sugjeruan udhëtarëve të rishikojnë lëvizjen e tyre, pasi operatorët e trageteve u thanë se duhet të prisnin të paktën gjashtë orë.

“Pavarësisht se Porti i Doverit është përgatitur prej disa muajsh për periudhën e ngarkuar të verës, jemi thellësisht të zhgënjyer nga angazhimi i pamjaftueshëm në anën franceze të kufirit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga drejtuesit e tij. Pasagjerët duhet të kalojnë nëpër kontrollet kufitare franceze përpara se të ngjiten në tragete. Stafi francez “është shumë larg asaj që kërkohet për të siguruar një fundjavë të qetë të periudhës së pikut të pushimeve verore”, theksohet më tej. Shumica e shkollave angleze marrin pushimet këtë javë, cka e bën këtë një nga periudhat më të ngarkuara për udhëtimet në këtë zonë. Përdoruesit e Twitter u ankuan se ishin përballur me një bllokim total gjatë pritjes për të hipur në traget, cka shkaktoi vonesa të mëdha në rrugët aty pranë. “Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se ka trafik të rënduar në kontrollin kufitar në portin e Doverit,” u tha pasagjerëve operatori i trageteve P&O Ferries. “Nëse keni rezervuar për të udhëtuar sot, përgatituni të kaloni 6 orë nëpër kontrollet e sigurisë”, ishte paralajmërimi i tij. /tch