Ballina Lajmet Kosovë Bllokohen blloqet e u vihet shiriti banesave për serbët në Zubin Potok...

Bllokohen blloqet e u vihet shiriti banesave për serbët në Zubin Potok të financuara nga Serbia

U është vënë shiriti e janë bllokuar tri blloqe të banesave që u ndërtuan për serbët me financim nga Serbia, në Zubin Potok.

Pas raportimit të Tëvë1, në nëntor të vitit të kaluar, për shpërndarjen e çelësave në Rashkë, sot Prokuroria Themelore ka marrë vendim që të bllokohen blloqet e tri ndërtesave deri në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Atje tashmë po qëndrojnë njësitë policore.

Redaksia ka dërguar pyetje edhe në Prokurori për të marrë më shumë informacione.

Tëvë1 ka raportuar ekskluzivisht se ky proces kishte filluar në nëntor, ndërkaq çelësat e banesave janë marrë në Rashkë, e në mesin e përfituesve ishte edhe Millan Bozhoviq pjesëtarë i organizatës “Mbrojtja Civile” e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Televizioni ka mësuar se ndarja e këtyre banesave është bërë nga Millosh Eroviq anëtar i organit të përkohshëm të strukturave paralele në komunën e Zubin Potokut.

Exit mobile version