Blinkeni mbërrin në Romë për takimet e G7-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Romë të dielën për një udhëtim diplomatik në Evropë që përfshin një takim të ministrave të Jashtëm nga vendet kryesore të industrializuara. 

Takimi do të fokusohet në luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, raporton AP.

Blinkeni do të marrë pjesë në takimet e G7-s dhe dypalëshe jashtë Romës të hënën dhe të martën.

Administrata e Bidenit është e shqetësuar se ekipi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump mund të ndryshojë ndjeshëm politikën e jashtme të SHBA-së.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Disa ministra të Jashtëm arabë pritet të bashkohen me G7 në Itali për diskutime urgjente mbi Gazën. /koha