Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Blinken zhvillon biseda telefonike me homologët nga Jordania dhe Ukraina

Blinken zhvillon biseda telefonike me homologët nga Jordania dhe Ukraina

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi biseda telefonike me homologët nga Jordania dhe Ukraina, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se gjatë bisedës së Blinkenit me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi u diskutua për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Blinken tha se në Liban nevojitet një zgjidhje diplomatike që zbaton rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe lejon që civilët libanezë dhe izraelitë të kthehen të sigurt në shtëpi.

Duke falënderuar Mbretin Abdullah II të Jordanisë për ndihmën e tij humanitare për Gazën dhe Libanin, Blinken theksoi rëndësinë që në Gaza të hyjnë më shumë ndihma humanitare. Ai potencoi edhe një herë se ka ardhur koha për vendosjen e një armëpushimi në Gaza.

Në bisedën e tij me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, Blinken konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për “luftën e Ukrainës kundër agresionit” të Rusisë.

Duke diskutuar për kontaktet e ardhshme me liderët e Bashkimit Evropian (BE), Blinken dhe Sybiha gjatë bisedës vlerësuan aktivitetet e ardhshme diplomatike.

Exit mobile version